Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pritet të thyhet rekordi i derbit, interes i lartë nga tifozët për të ndjekur Kombëtaren në “Air Albania” (SHIFRA)

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet të thyhet rekordi i derbit, interes i lartë nga tifozët

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë sot përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin Air Albania në kuadër të kualifikuesve të Euro 2024. Prej ditësh skuadra po vijon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe ditën e sotme do të zhvillohet edhe seanca e fundit në stadiumin e ndeshjes.

Fitorja është detyrim por kuqezinjtë duhet të tregojnë edhe karakter teksa pritet një formacion sulmues nga braziliani. Interesi për të parë nga afër këtë ndeshje është shumë i lartë. Mësohet se deri tani janë shitur plot 16 mijë bileta dhe numri pritet të rritet akoma deri në fillimin e ndeshjes.

Do të shohim sërish një “Air Albania” të mbushur pas derbit të fundit mes Tiranës dhe Partizanit ku u shitën mbi 18 mijë bileta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga