Vllaznia do të luajë kundër Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. Fillimisht ishte programuar që takimi të zhvillohej në orën 16:00, ndërsa tashmë Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit e ka shtyrë për në orën 17:00.
Qëllimi është që të mbushet stadiumi me tifozë, për t’i dhënë bukuri e hijeshi kësaj sfide. Ndeshja mes shkodranëve dhe krutanëve do të luhet të shtunën e 25 shkurtit. Kuqeblutë vijnë në këtë takim pas barazimit pa gola në Rrogozhinë, ndërsa Kastrioti pas humbjes 1-0 me Tiranën.
Poll