Derbi është një sfidë me peshë të rëndë, emocione dhe presion të madh, sidomos për lojtarët në fushën e lojës. Tirana – Partizani do të luajnë më 17 maj në orën 18:30, një sfidë që ka në pjatë titullin kampion të Superiores.
Dy ekipet do të japin maksimumin për fitoren edhe pse Tiranës mund t’i interesojë edhe një barazim teksa janë 2 pikë para të kuqve. Për Demat, fitorja është rruga e vetme dhe me ekipin e plotë do të japin gjithçka për të fituar derbin e 3-të këtë sezon dhe për të përmbysur sërish Tiranën në vendin e parë.
Mirëpo, 4 lojtarë të Colellës do të kenë një peshë pak më të madhe mbi supe. Atanaskoski, Murataj, Rrapaj dhe Cara kanë nga 3 kartonë dhe një në derbi do të thonte skualifikim për ndeshjen e rradhës ndaj Vllaznisë.
Të katër lojtarët priten titullarë në derbi me të vetmin dyshim, Tedi Carën që ka balotazhe të forta në sulm me lojtarë si Hoti, Da Silva dhe Mba.