
Laçi – Erzeni është sfida e parë e ditës së sotme që do të luhet duke nisur që nga ora 17:00. Një duel mjaft interesant me kurbinasit që do të synojë ta nisin me këmbën e mbarë sezonin e ri në “Abissnet Superiore”.
Ndërkohë nga krahu tjetër shijakasit kanë mision pikët në Laç. Për këtë duel FSHF-ja ka vendoisur edhe për gjyqtarët që do të vendosin drejtësi.
Kryesor do të jetë Dorjan Maletaj, i cili do të ndihmohet nga Ani Koçiaj dhe Elvis Gjoka. Gjyqtar i katërt do të jetë Daniel Vrapi, ndërkohë Var-i i është besuar Olsion Yzeiraj, teksa në Avar do të jetë Albert Doda.
Emrat e arbitrave:
Arbitër kryesor: Dorjan Maletaj(Tropojë)
Asistent 1: Ani Koçiaj (Tiranë)
Asistent 2: Elvis Gjoka (Lezhë)
Arbitër i 4: Daniel Vrapi (Tiranë)
Var: Olsion Yzeiraj (Patos)
Avar: Albert Doda (Tiraë)