Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

RIO 2016

Pritje madhështore për Majlinda Kelmendin në Prishtinë (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, është rikthyer ditën e sotme rreth orës 18:00 në Prishtinë së bashku me gjithë ekipin olimpik të Kosovës.

Në aeroportin "Adem Jashari", Kelmendin e priti vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të shtetit.

Pas pritjes në aeroport, u zhvillua edhe një konferencë për shtyp ku foli vetë Majlinda, kryeministri Mustafa dhe trajneri Kuka.

“Kemi punuar shumë që të arrijmë këtë sukses, që ndoshta shumë shtete në botë ëndërrojnë të arrijnë. Rruga ka qenë shumë e vështirë me shumë pengesa, por po shpresoj që brezat e rinj nuk do t’i kenë”, tha Majlinda.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi: "Do t’i japim përkrahje maksimale këtij sporti në të cilin është arritur sukses maksimal.”

[caption id="attachment_26420" align="alignnone" width="655"]majlinda1 Moment gjatë konferencës për shtyp[/caption]

kelmendi

kelmendi1

kelmendi2

kelmendi3

kelmendi4

klemendi

Tags:

RIO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga