Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Prishi festën e Milanit në "San Siro", Marash Kumbulla: Ishte e lehtë të shënoja

Shkruar nga NEWSPORT
Prishi festën e Milanit në "San Siro", Marash Kumbulla:

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Romës, i dha një pikë ekipit italian teksa barazoi në fundin e ndeshjes për rezultatin 3-3. Në "San Siro", shqiptari tregoi edhe njëherë vendosmëri në fushë, paçka se miqtë pësuan tre gola në një ndeshje ku aspekti taktik nuk ishte parësor.

Pas ndeshjes, Kumbulla u shpreh falenderues për ish-trajnerin te Verona, ndërsa qëndron me këmbë në tokë. Rasti i shfrytëzuar mjaft mirë në fund, solli golin e dytë për djaloshin brenda pak ditësh, teksa në mesjavën e shkuar ndëshkoi Young Boys në Europa League.

"Topi erdhi mjaft mirë në zonë dhe ishte më e lehtë për mua të shënoja. Mund të përmirësohem akoma. Bëra një gabim dhe mund ta shmangia në fushë, por fatmirësisht ia dola të shënoja. Gjithmonë kam luajtur në prapavijë, por këtë këshillë për të shfrytëzuar rastet për të shënuar e kam pasur gjithmonë.

Jeta ime po ecën me shpejtësi, meritë të madhe ka Verona dhe trajneri Juriç. Ai më ka dhënë menjëherë bësim. Jam rritur dhe dua të ndihmoj Romën. Mendova se topi do të vinte drejt meje dhe shkova drejt shtyllës së dytë", u shpreh Kumbulla për Sky Sport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga