Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Prishet AXHENDA e Tiranës, në pikëpyetje udhëtimi drejt Gjirokastrës

Shkruar nga NEWSPORT
Prishet AXHENDA e Tiranës, në pikëpyetje udhëtimi drejt

Tirana do të ndeshet me Luftëtarin për javën e 28 të Kategorisë Superiore. Takimi i programuar për nesër në orën 17:00 është në pikëpyetje, ndërsa edhe axhenda e bardhebluve ka ndryshuar për shkak se Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar testimin e lojtarëve dhe stafit që ishin prezent në ndeshjen e mesjavës me Bylis, pasi siç dihet tanimë, futbollisti Qardaku i mallakastriotëve rezulton pozitiv me Covid-19.

Në këto kushte edhe axhenda e 24 herë kampionëve ka ndryshuar. Tirana kishte programuar stërvitje sot paradite dhe më pas udhëtimin dhe akomodimin në Gjirokastër, ndërsa më përpara do të kryejë testet për Covid-19 e deri në daljen e përgjigjeve do duhet që skuadra dhe stafi të qëndrojnë të izoluar.

Udhëtimi drejt Gjirokastrës mund të shtyhet me disa orë, ose më e keqja mund të anullohet në varësi të përgjigjeve. Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë kërkoi që kalendari i FSHF-së të ndryshonte për duelet e ekipeve që kanë pasur kontakt me skuadrën e Bylis. Ende është në pikëpyetje dueli i ditës së diel, ndërsa organizmi i futbollit ka ngritur zërin ndaj Qeverisë me një komunikim për mediat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga