Tirana do të presë ditën e nesërme Egnatian për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 9-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 14:00.
Për këtë duel bardheblutë kanë njoftuar edhe çmimet e biletave. Në tribunat A dhe B një biletë kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunat e tjera nga 300 lekë.
kujtojmë se Tirana ndodhet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit me 13 pikë të grumbulluara pas 8 ndeshjesh. Ndërkohë rrogozhinasit kryesojnë klasifikimin me 16 pikë.
[caption id="attachment_710079" align="alignnone" width="1440"] cmimet e biletave[/caption]
Poll