Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Presim të marrim 3 pikëshin”, Martini vlerëson Partizanin: Janë të rrezikshëm kur ndodhen në këtë gjendje, një lojtar nuk është stërvitur me skuadrën

Shkruar nga NEWSPORT
“Presim të marrim 3 pikëshin”, Martini vlerëson

Teuta do të luajë nesër sfidën e 10-të të Superligës ndaj Partizanit. Kampionët në fuqi do të përballen me të kuqtë në “Elbasan Arena”, ndërsa sfida do të nisë në orën 16:45. Pas barazimit ndaj Skënderbeut, Teuta kërkon me çdo kusht të rikthehet te fitorja që mungon prej 3 ndeshjesh radhazi. Sot në konferencën për shtyp, trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh:

“Jemi në analizë ndeshje pas ndeshje. Ka pasur disa gjëra që nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, për shumë arsye. Por, nuk është momenti të qahemi, është momenti të bëhemi gati për Partizanin. Presim që çdo ndeshje ekipi të bëjë lojën e vet, mendoj se do e arrijmë, këtë javë presim të marrim 3 pikëshin”.

Koumbemba? “Ka pasur probleme dhe nuk është stërvitur me ekipin. Gorgiev do kohën e vet të përshtatet, ndërsa kemi edhe Todorovksin në dyshim, por e zëvendëson Idrizaj më së miri. 

Kujt i druhem te Partizani? “E respektoj se është emër i madh, kur Partizani ndodhet në ujra të turbullta, bëhet ekip më i rrezikshëm. Kampionati do të jetë njësoj si i vjetshmi”, u shpreh Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga