Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presidenti i Luftëtarit flet për objektivat e sezonit të ardhshëm, trajnerin dhe lojtarët që konfirmohen në ekip

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Luftëtarit flet për objektivat e sezonit të

Nëse gjatë viteve të fundit në Kategorinë Superiore skuadrat debutuese kishin gabti edhe një tjetër biletë pëe kthimin drejt Kategorisë së Parë, sezoni 2016-2017 dhuroi një risi, Luftëtarin e MIlinkovic, Bregut, Abazajt, Reginaldos dhe shumë emrave të tjerë që për opinionin publik vetëm disa muaj më parë ishin anonimë.

Gjithsesi, pas bandës së suksesshme të skuadrës dhe kjlubit bluzi qëndron një njeri i suksesshëm, presidenti dhe tifozi numër 1 i kësaj skuadre, Grigo Tavo. Falë investimeve por edhe fatit, pasi siç e pranon edhe vetë ai, arriti të godiste në shenjë me trejnerin dhe disa lojtarë, Luftëtari ka arritur ta kthejë Gjirokastrën në një pikë rëndese në futbollin shqiptar.

Vendi i katërt dhe objektivi Europë që në sezonin e parë pas rikthimit nga Kategoria I. Në intervistën dhënë për emisionin “Zona Gol”, Tavo rrëfen sekretin e suksesit të projektit të tij.

"Organizimi dhe serioziteti i punës i ndjekur nga ana jonë dhe si të thuash fati i mirë dhe trajneri dhe futbollistët kanë qenë në nivelin e duhur.

Është punuar mjaft mirë me ekipin dhe kemi këto suksese deri më tani.

Konfirmoj që trajneri nuk lëviz nga Luftëtari dhe përvecc se profesionist është dhe njeri mirë dhe respekton kontratën. Besoj se do merremi vesh sëirsh dhe baza jonë janë 7 futbollistë.Do të marrim edhe të tjerë në merkato.

Jugu pjell futbollistë dhe jemi në muajin e tretë të akademisë ku kemi regjistruar mbi 340 fëmijë. Presim dhe trajner të huaj për organizimin e suksesshëm të akademive.

Ne kemi patur sukses edhe më parë, por si kësaj here nuk kemi patur. Luftëtari është bërë objekt bisede në qytet dhe të gjithë flasin për ecurinë e ekipit. Madje kundër Partizanit arritëm të kishim 6000 tifozë në stadium", përfundoi ai.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga