Presidenti i Partizanit, Gaz Demi ishte i ftuar në një lidhje drejtpërdrejt me Rubrikën Sportive në RTSH Sport ku foli për titullin kampion të ekipit të tij. Demi habiti të gjithë teksa i hapi sfidë direkte Tiranës ku kërkon një përballje të fundit, derbin e 5-të për të shpallur kampionin e Superiores.
"Pasi morëm vetëm 2 pikë në 5 ndeshje para disa javësh, bëmë një sezon rikuperimi. Kampionati duhej mbaruar shumë kohë më para. Dua një ndeshje tjetër me Tiranën, derbi i fundit dhe të dali kampion fituesi. Kupën e morëm se ashtu janë rregullat por po të ishte në dorën time unë do ta bëja me kënaqësi një finale në derbi.
Titulli patjetër që më shijon por nuk më shijon kampionati me pikë të barabarta, u barazuam në sekondat e fundit. Gjithsesi e merituam, jemi ndërtuar për të fituar titullin që në fazën e dytë.
Sistemi shqiptar ka një gjë të keqe që nuk bashkëpunojm me njëri-tjetrit dhe unë dua t’i fus në bashkëpunim. Partizani do të jetë shumë lart. Sa të jem unë president, Partizani do te jetë për kampion.”