Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Konfirmohet lajmi, presidenti i Flamurtarit merr vendimin për trajnerin e ri pas largimit të Maganit

Shkruar nga NEWSPORT

Pak orë pas zyrtarizimit të Gugash Maganit nga stoli i Flamurtarit, newsport.al konfirmoi dje përmes burimeve pranë redaksisë, se presidenti i Flamurtarit do të emëronte si zëvendësues të 51-vjeçarit, deri në fund të muajit dhjetor, pikërisht Gentjan Mezanin.

[caption id="attachment_48217" align="alignleft" width="180"]gentjan-mezani Gentjan Mezani, trajneri i ri i Flamurtarit[/caption]

Nga Turqia, ku numri 1 i klubit vlonjat ndodhet prej disa ditësh, ka deklaruar përmes prononcimit në shtypin sportiv të shkruar se ish-trajneri i Flamurtarit U-19 do të jetë pasuesi i Gugash Maganit deri në fund të fazës së dytë të kampionatit.

Për të vendosur përfundimisht nëse Mezani do të jetë numri 1 i stolit të Flamurtarit deri në fund të sezonit, do të shihet ecuria e tij gjatë 10 ndeshjeve të ardhshme. Nëse do të rezultojë i suksesshëm, atëherë presidenti Idrizi do t'i ngarkojë detyrën për të drejtuar skuadrën vlonjate deri në fund të sezonit 2016-2017.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga