Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për lojtarët që pritet të luajnë për Kosovën. Bëhet fjalë për Florent Hadërgjonaj që aktivizohet te Huddersfield në kampionatin anglez.
Anësori i krahut të djathtë pritet të jetë lojtari më i ri i Kosovës dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe kreu i FFK-së. Në një prononcim për "RTK3" Agim Ademi është shprehur se Hadërgjonaj do të vesh fanelën e Kosovës.
Hadërgjonaj nuk po gjen hapësira te Zvicra dhe për këtë arsye, pritet të grumbullohet nga 'Dardanët'.
" Të gjithë talentet janë të mirëseardhur nga gjitha shtetet dhe i ftoj të gjithët që të vijnë. Sigurisht se për Florent Hadërgjonajn mezi presim të vijë dhe normalisht se jemi në kontakte dhe besoj se Florenti do të jetë në kombëtaren tonë", u shpreh Ademi.