Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presidenti Halili tregoi se e kishte paguar deri në dhjetor, reagon Orges Shehi: Ça thu mer burrë?

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti Halili tregoi se e kishte paguar deri në dhjetor, reagon Orges

Orges Shehi ka reaguar për deklaratën e Refik Halilit, i cili shprehej për shtypin e shkruar, se Tirana kishte likuiduar çdo detyrim për trajnerin durrsak deri në fund të muajit dhjetor. Sipas Halilit ai do të vijojë të jetë i pezulluar, ndërsa skuadra do të vazhdojë punën për të arritur rezultatet pozitive në kampionat.

Mirëpo së fundmi, Orges Shehi i është përgjigjur me një postim në rrjetet sociale. Trajneri i njohur shfaqet duke qeshur në një foto, ndërsa në diçiturë shkruan: “Ça thu mer burrë se na habite?”

LEXO EDHEhttps://newsport.al/shehi-i-dergoi-ne-gjyq-refik-halili-e-nxjerr-bllof-deri-ne-dhjetor-jane-paguar-te-gjitha-tirana-do-te-zbatoje-kontraten/?fbclid=IwAR2Vx_HJfYuugJLcxtK0lVGLzkrWYvmpVfdk5avHUugCggu4yVe-5ibp_ZA

Duket si një “shigjetë” e tij për drejtuesit bardheblu që vijojnë ta mbajnë pezull, duke mos i dhënë largimin. Tirana me në krye presidentin Refik Halili ka theksuar se ai do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës (si i pezulluar) deri në fund të këtij sezoni futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga