Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presidenti i Flamurtarit: Do të na përjashtojnë nga Superiorja

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Flamurtarit: Do të na përjashtojnë nga Superiorja

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ditët e fundit po përballet më një problem të madh për klubin e Flamurtarit. FSHF i ka lëshuar ultimatum Idrizit të paguajë borxhet e prapambetura ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka dhe futbollistit Franc Veliu, nga 40 mije euro secilit, ndryshe nuk do të liçensohet për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

"Po ndodh një absurditet i vërtetë. Unë nuk dua t'ia di fare për borxhet e Flamurtarit para marrjes së administrimit nga ana ime. Të gjitha borxhet para kësaj përiudhe nuk më takojnë mua dhe FSHF nuk mund të më bëjë presion. Ata nuk njohin ligjet e shtetit. Nuk ka shans që unë të paguaj diçka që nuk e njoh. Federata po na bën presion me përjashtim të Flamurtarit, por nuk kanë për t'ia dalë. Ta harrojnë se mund të dëmtojnë Flamurtarin në këtë mënyrë", ka thënë Sinan Idrizi për "Panorama Sport".

Ish-trajneri Ernest Gjoka dhe ish-kapiteni Franc Veliu kanë fituar gjyqet ndaj klubit për rroga të papaguara në kohën e drejtimit të skuadrës nga Bashkia. Mbetet për t'u parë si do të vijojë kjo çështje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga