Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presidenti Begaj refuzon dhënien e shtetësisë për futbollistët e kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti Begaj refuzon dhënien e shtetësisë për

Shumë lojtarë të talentuar shqiptarë, të cilët janë në listat e ekipeve kombëtare të moshave dhe Kombëtares A, kanë mbetur peng e Presidentit të Republikës, i cili në mënyrë të pakuptimtë refuzon t’u japë nënshtetësinë shqiptare, pavarësisht se dokumentacioni është i rregullt dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Burime bëjnë me dije se disa lojtarë të spikatur të Kombëtares U-21, të cilët janë në planet e trajnerit Alban Bushi për dy ndeshjet e Europianit U-21 ndaj Armenisë dhe Rumanisë, nuk janë pajisur akoma me pasaporta dhe dosjet e aplikimit të tyre vijojnë të mbeten në Presidencë edhe sot e kësaj dite në pritje të një dekreti.

Mjafton të kujtosh rastet e lojtarëve të U-17 që nuk luajtën në Elite Round dhe të shtonin shanset për tu kualifikuar në Europian sepse “pashaporta shqiptare është bërë shumë e shtrenjtë” ndërkohë që nëse futesh në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës shikon qindra dekrete për dorëzim nënshtetësie. Heqja dorë nga pashaporta shqiptare nuk e shqetëson Presidentin Begaj. Ata që duan të përfaqësojnë Kombin tonë duket se lodhin “gjeneralin pa spaleta” që i lënë mënjanë dhe pa asnjë pushtet, zgjedh të bëj të gjithëpushtetshmin me ata lojtarë të talentuar që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kombin e tyre.

Një akt bllokues absurd e që hedh në erë të gjitha punën, objektivat apo sakrificat e stafeve që punojnë me ekipet Kombëtare, ashtu si edhe të vetë lojtarëve që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë duke refuzuar ofertat që vijnë nga Zvicra, Gjermania apo edhe vende të tjera.

Kombëtarja shqiptare është konfirmuar prej vitesh si një nga elementet më përbashkues për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë apo janë detyruar të emigrojnë dhe për këtë status kanë një kontribut special të gjithë futbollistët, federata dhe drejtues institucionesh shtetërore ndër vite, por së fundmi “gjumi” i Presidentit Begaj mund të dëmtojë shumëçka.

Për fat të keq prej pothuajse 12 muajsh pajisja e lojtarëve të talentuar të të gjithë skuadrave Kombëtare me shtetësinë shqiptare është bërë një mision i pamundur dhe hedh në erë përpjekjet për të arrit rezultate të mira në arenën ndërkombëtare.

Aktualisht, janë me dhjetëra aplikime lojtarësh që kanë ngecur në Presidencë, ku dosjet flenë dhe shqiptarët, të cilët duan të pajisen me pasaportë dhe të përfaqësojnë Kombin e tyre duhet të presin “zgjimin” e Presidencës nga “gjumi i thellë”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga