Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "President më fal shumë; president nuk kam fytyrë të dal para", zbulohet MESAZHI i Dorian KËRÇIKUT për kreun e Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT

Sot Dorian Kërçiku u zyrtarizua si lojtari më i ri i Partizanit. Mbrojtësi i djathtë, vetëm pak ditë më parë prishi marrëveshjen me Tiranën duke dalë si lojtar i lirë. Lajmi i kalimit të Kërçikut te Partizani, nuk është pritur aspak mirë në Ballsh, me Bylis që kishte arritur marrëveshjen me lojtarin për të vijuar karrierën te mallakastriotët. I zhgënjyer nga situata me 26 vjeçarin, presidenti Besnik Kapllanaj nuk e ka pritur mirë këtë vendim, duke treguar në intervistën për newsport.al se lojtari nuk ka pasur guxim t'a takojë përballë.

Pas reagimit të presidentit të Bylis, newsport.al ka siguruar edhe mesazhin e "divorcit" që lojtari Kërçiku i ka drejtuar Kapllanaj-t, duke e informuar për vendimin e marrë. Në të kërkohet ndjesë, me lojtarin që tregon edhe arsyet e vendimit të papritur. Nga mesazhi i Kërçikut, duket se kanë qenë arsyet familjare ato që kanë detyruar për një vendim të tillë.

Mesazhi i Dorian Kërçikut drejtuar presidentit të Bylis:

"President me fal shume, te kerkoj ndjese dhe skom ftyr me dal para po ashu me erdh halli. Kam ca probleme ne shpi dhe sjam i qet me nejt larg familjes. Me kerkun dhe ca ekipe ne tiron dhe do rri ktu po sesht kjo arsyeja vetme. Mkan mor tshpi dhe mkan kerku me u kthy. 100 her mfal po skom ca boj..jam duke mor conten dhe po kthehem per Tiron.ma bo hallall..doja me taku na afer po tak se une jam rruges duke u kthy tiron".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga