
Roberto De Zerbi do të largohet nga Brighton. Ndeshja me Manchester United od të jetë e fundit për 44-vjeçarin në stolin e skuadrës angleze.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë De Zerbi nëpërmjet një deklarate, ku thekson se është shumë i lumtur për aventurën e tij te Brighton, por njërkohëshit i mërzitur që do të largohet nga ekipi.
“Jam shumë i trishtuar që po largohem nga Brighton, por jam shumë krenar për atë që lojtarët dhe stafi im kanë arritur me mbështetjen e të gjithëve në klub dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm në dy sezonet e fundit historike.
Ne kemi rënë dakord që unë të largohem nga Brighton në mënyrë secili prej nesh të vazhdojë të punojmë në mënyrën e tij, ku dëshirojmë të ndjekim idetë dhe vizionet tona.
Kam shijuar vërtet një dy vite intensive dhe sfiduese duke punuar në Premier League, jo më pak duke konkurruar në katër kompeticionet kryesore këtë sezon. Largimi tani më jep kohë për të bërë një pushim përpara se të vendos për planet e mia të ardhshme”, ka deklaruar italiani.
Ky padikskutim është një lajm i mirë për ekipet “big” që kërkojnë De Zerbin, teksa tashmë do ta kenë më të lehtë për të arritur te shërbimet e tij. Në këto kushte festojë ekipe si Milan dhe Bayern Munich që ende nuk kanë vendosur për timonierin e tyre të ri.
Brighton & Hove Albion has confirmed that head coach Roberto De Zerbi will leave the club after tomorrow’s final Premier League match of the season against Manchester United.
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) May 18, 2024