Tottenham ndodhet në vendin e 16-të në Premier League, vetëm një pikë larg zonës së ftohtë. 11 ndeshje pa fitore janë një ecuri e gjatë negative, çfarë ka bërë që tek tifozët mos të ketë më shpresë për një qëndrim të mundshëm në kampionat sezonin e ardhshëm.
Trajneri i skuadrës, Igor Tudor nuk është fshehur më, duke pranuar hapur se ndryshe nga çfarë kishte planifikuar më herët për objektivat, këtë herë zgjedh të thotë të vërtetën, se “Spurs” lufton vetëm për mbijetesë.
Në prag të përballjes me Atletico Madrid në Champions League, Tudor u pyet se për çfarë “lufton” skuadra e tij në këtë fazë të mbetur të sezonit.
“Qëllimi ynë parësor është të qëndrojmë në Premier League. Duhet ta them publikisht pasi është diçka normale. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne nuk duam të kalojmë në fazën tjetër në këtë kompeticion. Besoj se të tilla ndeshje na ndihmojnë të kthejmë situatën në favorin tonë, të rritemi si skuadër dhe të bëjmë gjëra të mira”, u shpreh tekniku kroat.
Kontrata e 47-vjeçarit me Tottenham skadon në fund të këtij sezoni dhe spekulimet sugjerojnë se drejtuesit kanë vënë bast mbi Roberto De Zerbin për ta “ateruar” në Londër.
