Pas humbjes me Newcastle javën e kaluar, Manchester United ditën e sotme mposhti Aston Villa me shifrat 3 – 1, java e 30-të në Premier League. Pjesa e parë nuk prodhojë asnjë gol, ndërsa i gjithë spektakli ishte rezervuar në 45 minutat e dyta.
Fillimisht Casemiro kaloi në epërsi Manchesterin, finalizimi i ardhur nga pasimi i Bruno Fernandes. Megjithatë, Aston Villa nuk e humbi “ftohtësinë”, teksa gjeti golin me Barkley, baraspesha momentale. United pas golit të pësuar, rriti presionin dhe gjeti dy gola të tjerë me Cunha e Sesko.
Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në kuotën e 54 pikëve, vendi i 3-të dhe me këtë ritëm e kanë të “sigurtë” pjesëmarrjen në Champions League, sezonin e ardhshëm. Dy ndeshjet e tjera të orës 15:30 Crystal Palace - Leeds dhe Nottingham - Fulham, u mbyllën pa gola.
