Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

100 milionë euro për Sandro Tonalin, rivalët e Newcastle gati të “rrëmbejnë” italianin

Shkruar nga NEWSPORT
100 milionë euro për Sandro Tonalin, rivalët e Newcastle gati
Sandro Tonali

Arsenali po duket gjithmonë e më shumë në “pole – position” për Sandro Tonalin. Siç dihet tashmë prej disa javës “Topçinjtë” i kanë heshur sytë te italiani, i cili aktualisht është pjesë e Newcastle.

Sipas “Tuttosport” bëhet me dije se kryesuesit e Premier League do të tentonë gjithçka për gjithçka për transferimin e tij, ndërsa janë  të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për shërbimet e italianit.

25-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Arsenal dhe Mikel Arteta e shikon si pjesë të rëndësishme në formacionin e tij për sezonin e ri. Kështu transferimi i tij do të tentohet në merkaton e verës, por deri atëherë, klubi kërkon të bindë futbollistin të qëndrojë në Premier league dhe të bëhet pjesë e tyre. Siç dihet interes për Tonalin ka edhe nga Manchester United dhe Juventusi.

Poll

Lexo gjithashtu