
Fitorja e jashtëzakonshme e Kosovës ndaj Bullgarisë 2-3 ka sjellë atmosferë hareje dhe gëzimin në anë tjetër të kufirit tonë. Media "Insport" transmetoi drejtpërdrejt festën e tifozëve për arritjen e radhës madhore në futboll të "Dardanëve".
Trafiku është bllokuar për disa minuta dhe qytetarët kanë zbritur nga makina, ku i janë gëzuar fitores madhore të Kosovës. Ndërkohë, atmosfera është ndezur edhe më tepër nga boritë e automjeteve. Nuk kanë munguar as flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.
Pas kualifikimit në EURO 2016 të Shqipërisë, kalimit në fazën e dytë të Ligës së Kombeve si dhe fitorja e parë në një ndeshje kompetitive të Kosovës konsiderohen ndër arritjet më të mëdha të mbarë futbollit shqiptar.
Poll