
Presidenti Refik Halili e paralajmëroi menjëherë pas derbit të humbur ndaj Partizanit. "Do të ketë lojtarë që do të luajnë me ekipin B, jo të gjithë e bëjnë punën ashtu si duhet", këto ishin disa nga fjalët që ai shqiptoi në një prononcim për mediat në ambientet e "Selman Stërmasi-t". Duket se numri një i klubit bardheblu nuk humbi kohë, pasi menjëherë në mbledhjen e një ditë më pas ka pezulluar personalisht mbrojtësin Erion Hoxhallari.
Mbrojtësi i majtë nuk ishte i grumbulluar në transfertën që 24 herë kampionët barazuna ndaj Flamurtarit. Ka qenë vetë Halili që ia ka dhënë lajmin Hoxhallarit. "Ti Hoxhallar do të shkosh të stërvitesh dhe luash me rkipin B nëse luan keq", mësohet t'i jetë drejtuar mbrojtësit. E duket se me këtë lëvizje presidenti ka paralajmëruar edhe lojtarët e tjerë për inpenjim maksimal. Nuk dihet nëse kjo situatë do të vazhdojë me bardheblutë, apo ujërat janë qetësuar.