Partizani u mund në derbi ditën e premte ndaj Tiranës me rezultatin 1-2. Një gol i Cobbinah në fundin e ndeshjes i dha fitoren bardhebluve pas më shumë se 5 vitesh. Në fund të ndeshjes, drejtori sportiv i Partizanit ndaloi arbitrin kryesor Enea Jorgji duke i kërkuar disa sqarime lidhur me gjykimin e tij në derbi.
Arbitri i FIFA-s u bind dhe shkoi drejt Ramës, ndërsa Newsport.al ju sjell një pjesë të debatit mes Enea Jorgjit dhe Olsi Ramës. Kujtojmë gjithashtu që goli i parë i shënuar nga Partizani në derbi ishte pozicion jashtë loje. Në goditjen e dytë drejt portës, Solomon ishte në pozcion jashtë lojë, ndërsa Ilion Lika e priti sërish gjuatjen e tij, por u mposht në goditjen e radhës nga Bardhi që i dha përkohësisht barazimin skuadrës kampione.
Rama: Enea, fërshëllyet shumë faulla kundër nesh. S'është e drejtë!
Jorgji: Nuk mendoj se ishte ashtu.
Rama: E ke ndaluar lojën shumë herë për faulla edhe të paqenë.
Jorgji: Nëse e ke parë me vëmendje ndeshjen, s'është aspak ashtu. Lejova lojën e fortë.
Rama: E fortë duhet të ishte për krahët.
Jorgji: Gjykimi im nuk ndikoi aspak në rezultat, jam i bindur. Pretendimi për faulla nuk qëndron. Kam lejuar lojën e fortë.