Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Prapaskenat me Edgar Çanin, afrimi i bujshëm i Partizanit "ul" kokën dhe pranon pagën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Prapaskenat me Edgar Çanin, afrimi i bujshëm i Partizanit

Afrimi më i bujshëm në merkaton e gushtit në Superligë padyshim ishte ajo e afrimit të Edgar  Çanit te Partizani. U cilësua si afrimi më i rëndësishëm që kishte ndodhur në merkato për faktin se të gjithë prisnin një sulmues "rrace" dhe për këtë arsye Çani u bë lojtari më i paguar në Superiore.

Edhe pse asnjëherë nuk ka patur diçka zyrtare nga klubi, në kontratën 2 vjeçare që ishi i Kombëtares firmosi, u tha se do të përfitoren një pagë të majme prej 20 mijë eurosh në muaj, ku përfshihen edhe bonuset në bazë të rezultateve dhe ecurisë së ekipit.

Problemet e shumta që pati Çani përgjatë gjithë tre fazave të para, kanë bërë që rroga e tij të rishikohet. Diçka e tillë u paralajmëruar nga Luçiano Moxhi në muajin tetor, i cili në një dalje mediatike konfirmoi se do të bëhej një rishikim i pagës në rast se sulmuesi nuk jep maksimumin ose më saktë atë që pritej të jepte.

Kjo gjë duke se ka ndodhur, pasi së fundmi mësohet se rroga e sulmuesi te të kuqtë është reduktruar me 8 mijë euro, çka do të thotë se të rejat e fundit tregojnë se paga aktuale e Edgar Çanit te Partizani është 12 mijë euro, shifër kjo konfidenciale pasi nga klubi i "Demave të Kuq" asnjëherë nuk ka patur diçka zyrtare lidhur me pagesat e futbollistëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga