
Në përfundim të ndeshjes, zëvëndës trajneri i Partizanit Klevis Dalipi ka bërë një sherr të madh me Jurgen Bardhin. Kur skuadra po festonte në dhomën e zhveshjes pas fitores 1-2 me Tiranën, Bardhi dhe Dalipi janë parë duke debatuar ashpër në korridorin e stadiumit.
Lojtari dukej sikur i kërkonte llogari zëvëndës trajnerit ndërsa ky i fundit i bërtiste që të mos i ngrinte duart. Është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të stafit për të mos lejuar që ky sherr të mos merrte përmasa më të mëdha.
Poll