
Ervis Kaja është një nga lojtarët e afruar së fundmi në skuadrën e Dinamos. Newsport.al mëson se ish-qendërmbrojtësi i Tiranës ishte në bisedime me drejtuesit e Kamzës. Të luash në elitë, është dëshirë e çdo futbollisti. Megjithatë financat janë ato që kanë ndryshuar në momentin e fundit mendjen e Kajës.
Ngërçi financiar që po kalon klubi kamzali ka bërë që shtatlarti të firmosë në Kategorinë e Parë me ekipin kryeqytetas. Duhet theksuar se presidenca dinamovite ka qenë e gatshme për të plotësuar kërkesat e lojtarit, i cili tashmë është vënë nën urdhrat e trajnerit Igli Allmuça për pjesën e mbetur të sezonit. /Newsport.al/
Poll