Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRAPASKENA/ Armand DUKA "luan" me nervat e Edi REJËS, shkak kontrata dhe 1.2 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
PRAPASKENA/ Armand DUKA "luan" me nervat e Edi REJËS, shkak

Edi Reja do të vijojë të jetë trajner i kombëtares shqiptare. Edhe pse ende s'është bërë zyrtare nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, italiani ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Armand Duka për të vijuar punën në përfaqësuese. Mësohet se prej 2 ditësh 74-vjeçari ka pritur kreun e FSHF-së për ta takuar, por ka qenë ky i fundit që i ka shtyrë bisedimet. Pretendimet financiare të Rejës fillimisht kanë qenë të mëdha.

Pikërisht për t'i dhënë kohë të ndryshonte mendje, presidenti Duka ka lënë të takohet me të vetëm në mbrëmjen e djeshme. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka bërë me dije kushtet duke i treguar se në aspektin financiar asgjë s'mund të ndryshonte. Fillimisht Reja s'ka qenë dakord, por më pas ka pranuar që të drejtojë kuqezinjtë.

Kontrata prej 4 vitesh ka qenë befasuese për të, nga e cila do të përfitojë plot 1.2 milionë euro. Edhe për kohëzgjatjen, 74-vjeçarim ka dashur të firmosë për një periudhë më të shkurtër, por presidenti Duka ka qenë i vendosur.

Në fund, palët kanë shtrënguar duart duke arritur marrëveshjen për të drejtuar Kombëtaren për 4 vitet e ardhshme. Me interes pritet të shihet nëse Rejës do t'i plotësohet kërkesa për t'i shtuar stafin teknik, gjë kjo që rëndon në arkat e FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga