Dinamo ndali Partizanin në “Arenën e Demave”. Derbi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 mes tyre në sfidën e javës së 14-të të Superiores.
Një nga lojtarët më të mirë të kësaj sfide ishte Albion Marku. Krahu i djathtë ishte i gjithë i tij si në mbrojtje edhe në sulm. Pas ndeshjes, ai foli për mikrofonin e MCN TV.
“Barazimi? Kemi ndryshuar shumë në këto sfidat e fundit. Kemi 3 ndeshje që nuk pësojmë dhe kemi shënuar. Shpresojmë që të vazhdojmë me këto rezultate.
A të mungon Partizani? Më mungon pak.
Çfarë i the Hadrojë? Njihem prej vitesh dhe është një mik i imi. Vetëm i buzëqesha.
A ka shpresa Dinamo të jetë mes 4-shes më të mirë? Dinamo i ka të gjitha mundësitë të jetë mes më të mirave. I ka të gjitha cilësitë, kemi eksperiencën dhe tashmë në duhet të mbajmë këtë ritëm për të qenë mes më të mirëve”.