Futbolli shqiptar në të shkuarën dhe në të tashmen e tij ka pasur përherë figura të njohura që janë aktivizuar me skuadra të ndryshme. Kjo nuk ndryshon as në vitet e fundit, ku shqiptarët përherë tregojnë se janë në dy punë.
Flasim për Besart Kallakun, ose shkurt "Gjini i Portokallisë". Ky i fundit ka ndërruar disa ekipe gjatë viteve të fundit. Është aktivizuar për Mamurrasin, Korabin dhe së fundmi është pjesë e Kevitan që do të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë këtë sezon.
Ai ka bërë edhe foton zyrtare me ekipin privat, ku duket qartësisht dhe shprehja e fytyrës, tejet e gëzuar, por që tashmë është e vërtetë, Besin do ta shohim në fushë këtë sezon.
[caption id="attachment_41712" align="aligncenter" width="493"] Besart Kallaku prezantohet te Kevitan[/caption]