Arlind Kalaja është rikthyer në Shqipëri dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Shkodër. Shkodrani është rikthyer në “shtëpi”, teksa tashmë do të mbajë veshur fanellën e një ekipi shkodran.
Nuk bëhet fjalë për Vllazninë, por për Shirokën. Këto të fundit kanë bërë transferimin më të bujshëm të kësaj merkatoje, teksa do të mbajë veshur fanellën e skuadrës që militon në Kategorinë e Dytë dhe ndodhet në grupi A.
Nëpërmjet një video spektakolare, klubi ka prezantuar anësorin, ndërsa i uron shumë suksese me fanellën e tyre. Kalaja padiskutim është një nga futbollistët më cilësorë që Shiroka do të ketë në ekip, kjo pasi karriera e tij e pasur dhe eksperienca e fituar ndër vite do të ndihmojnë ekipin drejt rezultateve pozitive.
Vlen të theksohet se së fundmi ishte pjesë e AE Alexadrias, ndërsa ka luajtur edhe me Panegialios, Mandraikos, Panionios, Fostiras, Poanelefsiniakos, Ljungskile SK, teksa në Shqipëri ka luajtur me Teutën, Kukësin, Kastriotin dhe Vllazninë.
View this post on Instagram
