Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

ZYRTARE/ Portugezi zbarkon në Shqipëri, klubi shkodran SURPRIZON me trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Portugezi zbarkon në Shqipëri, klubi shkodran SURPRIZON me
Andre Jasmins

Andre Jasmins është trajneri i ri i Shirokës. 38-vjeçari portugez vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Al-Orooba, për të nisur një të re në Kategorinë e Dytë të Shqipërisë, me klubin shkodran.

“Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e André Jasmins si trajnerin e ri të ekipit. Tekniku portugez vjen në Shkodër me një eksperiencë të pasur dhe me një filozofi moderne futbolli, duke sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe vizion të qartë për të ardhmen”, shkruan ndër të tjera klubi i Shirokës.

Kujtojmë që Shiroka militon në Kategorinë e Dytë, më saktë në grupin A. Momentalisht mbajnë vendin e 3-të me 23 pikë, 2 më pak se Sopoti i vendit të dytë dhe 3 më pak se Besëlidhja kryesuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klubi Futbollit Shiroka Shkodër (@kfshiroka_shkoder)

Poll

Lexo gjithashtu