Kategoria e Dytë
Delvina ka fituar në transfertë përballë Devollit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të grupit B në Kategorinë e Dytë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Devollit, përfundoi 2-3 në favor të miqve.
Dy golat për vendasit u shënuan nga Kapllani, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44-t dhe 55-të. Ndërkohë që skuadra e Delvinës mori fitoren falë dopietës së Angulo Ferrin dhe golit të Koshie.
Kështu, ekipi i Devollit zbret në vendin e 7-të me 12 pikë. Po aq pikë ka edhe skuadra e Delvinës, por mban vendin e 6-të për shkak të triumfit në ndeshjet direkte.
Poll
