Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

ZYRTARE/ Ish i Shqipërisë dhe Vllaznisë, mbrojtësi rikthehet në futbollin shqiptar, firmos me klubin që po dominon merkaton

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish i Shqipërisë dhe Vllaznisë, mbrojtësi rikthehet
Antonio Marku

Antonio Marku është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Qendërmbrojtësi vendosi që të largohej nga Ferizaj, për të nisur një aventurë të re në Kategorinë e Dytë të Shqipërisë.

33-vjeçari shkodran, shihet nga drejtuesit e klubit të Besëlidhjes si i duhuri për të përforcuar repartin difensiv. Ndërkohë që ka një karrierë të gjatë në Shqipëri, ku ka luajtur për Vllazninë, Dinamon, Laçin, Kukësin dhe Teutën.

Gjithashtu, Marku përveç se me “bardheblutë” e Ferizajt, ka luajtur në Kosovë edhe për Drenicën, Vëllaznimin, FC A&N dhe Suharekën.

Vlen të përmendet se mbrojtësi ka veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare, më saktë atë të ekipeve U18 dhe U19. Në total me Shqipërinë e moshave ka zhvilluar 5 ndeshje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Beselidhja (@kfbeselidhja1930)

Poll

Lexo gjithashtu