Periudhë merkatoje ndërsa pjesë e listës së lëvizjeve dhe riformatimit të skuadrës është edhe klubi i Butrintit. Ky i fundit ka njoftuar edhe afrimin më të ri, i cili vjen nga ekipi i Rahovecit dhe është mesfushori, Arbër Maznikolli.
24-vjeçari me origjinë nga Peja, ka luajtur për Prishtinën e Re në Superligën e Kosovës dhe për ekipe të tjera si Peja dhe Istogu. Futbollisti Maznikolli mund të luajë në rolin 8–10, duke sjellë energji, vizion dhe cilësi në repartin e mesfushës.
Ndërsa njoftimin për afrimin e tij në skuadër, klubi e ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. Fotoja e mesfushorit është shoqëruar edhe me urimin: Mirë se erdhe në familjen e Butrintit Sarandë. Suksese me fanellën blu-verdhe!
