
Portieri i Anglisë dhe Evertonit Jordan Pickford guxon ta konsiderojë veten disa hapa më para homologut të Spanjës dhe Manchester United David De Gea nisur në aspektin e rritjes së nivelit të lojës në të njëtën faze debutuese me spanjollin.
"De Gea ka qenë i pabesueshëm gjatë dy-tre sezoneve të fundit dhe me shumë mundësi është më i miri në botë për momentin. Por ky është sezoni im i dytë në Premier League. De Geas iu deshën jo pak kohë dhe besoj se mua nuk më është nevojitur kaq shumë për të arritur në këtë nivel", deklaron gardiani 24-vjecar i "Tre Luanëve"
Pickford zë vendin e Joe Hart në portën e Anglisë. Ky do të jetë kompeticioni i tij parë ndërkombëtar që do të luajë.
Poll