Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Porta e paprekur dhe mendime të kundërta, çfarë ndryshoi Tirana nga Ahmataj te Fagu

Shkruar nga NEWSPORT
Porta e paprekur dhe mendime të kundërta, çfarë ndryshoi

Erbim Fagu ka vetëm disa orë në krye të Tiranës dhe pak mund të thuhet për të. Gjithsesi disa krahasime të vogla përballë Julian Ahmataj mund të bëhen që në fillim.

Kështu që në prononcimin e parë për mediet, në përfundim të ndeshjes Teuta-Tirana(0-0) ra në sy pozitiviteti. Ndryshe nga Ahmataj që shpesh ka përmendur gjendjen e rënë psikologjike të lojtarëve, Fagu bëri të kundërtën. Ai tha se nuk sheh rënie psikologjike, por më shumë fizike.

Tjetër detaj që ra në sy ishte se Tirana nuk pësoi gol. Gjë e rrallë në Tiranën e këtij viti, që ka një prej mbrojtjeve më të dobëta. Ndryshimet e bëra në formacion, ishin më shumë për të ruajtur lojtarët nga dëmtime të mundshme pas derbit të ngarkuar me Partizanin.

Çfarë ndryshoi te Tirana nga Ahmataj te Fagu mbetet për t’u parë. Sinjalet e para janë dhënë dhe objektivi kryesor i skuadrës është titulli kampion, pasi vetë trajneri aktual i bardhebluve e shprehu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga