Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Poloni-Portugali/ 11-metërshat nderojnë sërish Portugalinë, Polonia merr valixhet

Shkruar nga NEWSPORT

r2Poloni-Portugali 1-1 (3-5)

Polonia: Fabianski, Piszczek, Glik, Pazdan, Jedrzejczyk, Blaszczykoëski, Krichoëiak, Maczynski, Grosicki, Milik, Leëandoëski

Portugalia: Patrício, Cédric, Pepe, Burim, Eliseu, Ëilliam, João Mário, Adrien, Renato Sanches, Nani, Cristiano Ronaldo

 

Pjesa e parë: Një pjesë e parë që nis ashtu si nuk pritej nga asnjë. Është pikërisht Robert Lewandoëski që kalon në avantazh Poloninë, në minutën e 2' duke shënjestruar saktë në portën portugeze. Loja ka një ritëm për tu admiruar. Portugezët mundohen të kundërpërgjigjen por pa rezultat. E gjithë loja e portugezëve përqëndrohet te C. Ronaldo, që sot nuk duket në ditën e tij. Shumë raste për t'u shënuar, por pa mundur të kenë konkretizimin e duhur. Polakët janë disa herë pranë golit të dytë, por portieri i portugezëve është në ditën e tij. Duhej të vinte minuta e 31' ku i riu Sanches, barazon rezultatin për Portugalinë, duke ngritur peshë tifozerinë e shumtë në stadium. Portugezët duken që marrin në dorë frenat e lojës, ku Renato Sanches dhuron spektakël. Polakët mundohen me kundërsulme, por thyhen në gjysmë të fushës së kundërshtarit. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë mes dy skuadrave për këtë çerekfinale të parë të Europianit.r4

 

Pjesa e dytë: Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në kampet respektive. Takimi ashtu si në pjesën e parë fillon të luhet në mesfushë me skuadrat, të cilat mundohen të mbajnë ritmin e njëra-tjetrës. Në minutën e 59' portugezët janë pranë golit të dytë, por Ronaldo nuk shënjestron si duhet pas topit të dhënë nga Nani. Loja vazhdon të bëhet akoma më e bukur, ku edhe fokusi i kameras e ka të vështirë të ndjekë sferë, pas ritmit të lartë të lojës sa në një portë, në tjetrën. Portugezët nuk duan ta çojnë takimin në shtesë dhe e zhvendosin lojën e tyre në gjysmë fushën polake. Fonte në minutën78' ka një rrast të artë për portugezët, por topi i goditur prej tij përfundon në duart e portierit polak. Dy minuta më vonë është Ronaldo ai që është pranë golit të fitores, por e djathta e tij e dërgon sferën shumë afër shtyllës pingule. Është pikërisht ai, C.Ronaldo që humbet golin e kualifikimit, ku vetëm për vetëm me portierin nuk arrin të kordinohet për të goditur në atë pozicion. Kështu mbyllet kjo ndeshje, ku priten kohët shtesë për të caktuar rezultatin.

 

Koha shtesë: Ndeshja në kohën shtesë është e vakët në krahasim me kohën e rregullt të 90 minutave. Skuadrat ishin të lodhura dhe duket se donin ta vendosnin fatin e tyre për më tej nga pika e 11-metërshve. Dhe kështu mbyllet ky 30 minutësh për të vijuar me penalltitë.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga