
Festimet e golit të Pajet në kohën shtesë, që vulosi fitoren e Francës me Shqipërinë, kanë fshehur një gjest shumë të shëmtuar të yllit të Francës, Pol Pogba, i cili u është drejtuar gazetarëve me një fjalor banal, ndërkohë që ka bërë edhe gjeste. Kjo gjë nuk u ka shpëtuar telekamerave. Tashmë çështja ka shpërthyer dhe mesfushori rrezikon dënimin, siç ka konfirmuar edhe nënsekretari i sporteve në Francë, Thierry Braillard. Ai ka pohuar se nuk e ka parë gjestin, por ka thënë: “Nëse e ka bërë, do të dënohet”. Pogba është kritikuar shumë nga shtypi sportiv në Francë, që e akuzon për paaftësi për t’iu përgjigjur pritshmërive, ndërkohë që është krahasuar me Platininë apo Zidanin. Trajneri Deshamp e la në stol në ndeshjen me Shqipërinë, pasi lojtari nuk heq dorë nga kapriçiot, por tani rrezikon shumë seriozisht. Eshtë njëjta histori si me Nasrinë, që u dënua 3 ndeshje, pasi bëri gjeste ndaj tifozëve, ndërsa Dygarri vetëm u qortua.