Paul Pogba rrezikon seriozisht Botërorin. Nuk ka qetësi për francezin dhe Juventusin. Siç raporton “Gazzetta.it”, mesfushori ka shfaqur problem në muskujt e kofshës. Ai do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën dhjetë ditë. Ndaj Interit në fundjavë nuk do të jetë.
Gjasat janë që vetëm një mrekulli ta rikthejë në fushë Pogban për këtë vit me Juventusin. Duke qenë se jemi në prag të Botërorit, mesfushori rrezikon dhe ftesën nga kombëtarja e Francës. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa kujtojmë që vetëm prej pak ditësh ai ishte rikthyer me grupin.
Poll