
Romeo Harizaj po bën "lëmsh" Superligën. Gardiani i Apolonisë ka shkëlqyer këtë sezon në elitë, ndërsa është ndër lojtarët që pritet të largohet nga fierakët. 22 vjeçari e ka sezonin e katërt që luan si titullar me bardhjeshilët, duke bërë që shumica e klubeve elitare të vihen pas tij.
30 ndeshje titullar nga 31 të mundshmet këtë sezon në Superligë dhe pritjet e tij apo nuhataja për dalje të sigurta, kanë bërë që për djaloshin e Kombëtares U-21 të ketë shumë oferta. I lindur në Ballsh, shtatëlarti 1.9 metra duket se këtë verë do jetë larg Apolonisë, me klubet e interesuara që duhet të paguajnë shumën e nevojshme te fierakët.
Poll