UEFA Champions League ka njohur 32 skuadrat që do të vijojnë aventurën e tyre europiane në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm në kontinent.
Skuadra si Ajax, Olympiacos, Dinamo Zagreb, Crvena Zvezda, Slavia Pragë dhe Club Brugge siguruan një biletë për në raundin final përmes fazëve kualifikuese të play-off.
Ndërkohë, sipas rregullave të UEFA-s, 32 skuadrat janë ndarë në 4 vazo, ku do të mësojnë mbrëmjen e sotme, në orën 18:00 edhe rivalët në grupe. Siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, edhe këtë herë rregullorja e UEFA-s thotë se nuk do të ketë përplasje në fazën e grupeve të skuadrave Ukrainase dhe Ruse. Gjithashtu, skuadrat duhet të jenë nga shtete dhe Federata të ndryshme.
Takimet e para në grupe do të luhet më datat 17 dhe 18 shtator, teksa finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin “Ataturk” në Stamboll mbrëmjen e 30 majit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.