
Merkatoja e janarit është një mundësi për çdo skuadër që të kompletojë skuadrën me ndonjë element që ekipi ka pasur magnësi gjatë pjesës së parë të sezonit. Alternativat nuk janë të shumta, pasi lojtarët janë nënkontratë me klubet, por edhe pikasja e ndonjë elementi të duhur është e mundur.
Pikërisht Egnatia bëri transferimet më të “goditura” gjatë janarit, të cilat pa frikë kanë përforcuar skuadrën, sidomos në majën e sulmit. Pozicionimi në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit është edhe falë afrimeve të janarit të cilët ia kanë dalë të bëjnë diferencën në kampionat.
Dëamena, Paulauskas dhe Redi Kasa janë transferimet më të goditura nga rrogozhinasit. Të tre lojtarët së bashku kanë arritur të shënojnë 11 gola. I pari luan si sulmues dhe në 10 ndeshje ka gjetur rrugën e rrjetës në 6 raste, ndërsa Paulauskas luan si qendërsulmues ku ka arritur të shënojë 2 gola në 9 sfida. Ndërkohë mesfushori Redi Kasa ka tundur rrjetën ne 3 raste në 8 ndeshje që ka zhvilluar me fanelën e Egnatias.
Tashmë afrimet e Egnatias i kanë "zili" çdo kundërshtarë, pasi të tjera gola pritet nga 3-shja në javët në vazhdim.