Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Plas" te Partizani, pas barazimit me Teutën, lojtarët kapen me tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
"Plas" te Partizani, pas barazimit me Teutën, lojtarët kapen

Partizani nuk arriti të merrte më shumë se një barazim pa gola ditën e djeshme kundër Teutës, ndeshje që u luajt në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit.

Të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Starova zhvilluan një 90 minutësh të mirë, ku grinta dhe dëshira për të fituar nuk mungoi, megjithatë sfida u mbyll me rezultatin 0-0. Pas ndeshjes, lojtarët e Partizanit shkuan të përshëndetëshin me tifozët, mirëpo këta të fundit ishin të irrituar.

Njëri prej tyre ofendoi Trashin dhe Bathën, por nervat "tradhëtuan" dy futbollistët e kuq të cilët ia kthyen në të njëjtën mënyrë. Të gjithë mbështetësit Partizanit janë shprehur të mërzitur pas këtij barazimi, pasi sot Kukësi luan me Tiranën dhe një fitore e verilindorëve do të thotë 6 pikë shkëputje me skuadrën e Starovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga