Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Plas te PARTIZANI, COLELLA “dëbon” nga ekipi mbrojtësin e talentuar

Shkruar nga NEWSPORT

Te Partizani duket se ka një situatë aspak të këndshme. Saliou Sembene dhe Giovanni Colella nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët mes tyre. Sipas shtypit të shkruar dyshja ditët e fundit ka pasur një debat mes tyre.

Mbrojtësi është i pakënaqur me minutat që ka në dispozicion pas largimit të Eneo Bitrit dhe hapur ia ka shprehur pakënaqësinë e tij trajnerit italian. Siç duket ky i fundit pëlqen Menish para tij dhe kjo ka bërë që të ketë përplasje.

Menjëherë italiani ka vendosur ta “dëbojë” pa afat nga ekipi i parë lojtarin, duke e çuar atë të stërvitet me skuadrën U-21. Një situatë e ndërlikuar, pasi edhe kur dy lojtarë titullarë mungojnë në repartin e mbrojtjes, Colella merr një vendim të tillë, teksa tashmë i mbetet sërish të përshtatë Telushin në këtë pozicion.

[caption id="attachment_680703" align="alignnone" width="300"] Saliou Semben-Partizani[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga