Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Plas te BYLIS, Ditmar BICAJ nxjerr zbuluar klubin për deklaratën e HIDIT: S’jemi paguar që në dhjetor, nuk kthehemi më në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT
Plas te BYLIS, Ditmar BICAJ nxjerr zbuluar klubin për deklaratën e

Ndërsa klubi i Bylisit reagonte në kanalin zyrtar duke treguar që Isli Hidi është larguar nga Ballshi për arsye personale dhe shumë shpejt do t’i bashkohej ekipit në stërvitje, në linjë krejt të kundërt ka dalë Ditmar Bicaj.

Qendërmbrojtësi i mallakastriotëve ka zbuluar të vërtetën duke theksuar se disa futbollistë kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rrogave të pamarra prej muajit dhjetor. Në prononcimin e tij për Syri TV, shtatlarti i mallakastriotëve deklaroi:

“Ndryshe nga ekipi i Vllaznisë, jemi 3-4 futbollistë që kemi qëndruar në shtëpi. Arsyet janë shumë madhore, janë mospagesat prej 4 muajsh. Duke parë këto lloj kushtesh edhe për pjesën tjetër të kampionatit, duke parë që nuk kemi gjetur një zgjidhje nga ana ekonomike, kemi menduar të stërvitemi individualisht në Tiranë.

Hapi që ka marrë ekipi i Vllaznisë është kurajoz se çdo futbollist kërkon të drejtën e tij, kërkon respektimin e punës që bëjmë të gjithë. Vllaznia dje ka bojkotuar stërvitjen por probleme ka në të gjithë futbollin shqiptar, probleme që ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është problem shumë madhor, këto duhet të zgjidhen sa më parë me një kontratë kolektive.

Problemet ekonomike nuk janë të varura nga pendemia, ka pasur probleme ndër vite me mospagesat, futbollistët shqiptarë në vend që të paguhen 12 muaj, paguhemi nga 10 muaj. Këtu hiq 3 muajt e fundit që shumë rrallë futbollistët i marrin, pra futbollistët paguhen rreth 6-7 muaj ndërsa në të tjerët nuk marrin asnjë rrogë.

Do të thosha është çmenduri e vërtetë sepse karriera e një futbollisti zgjat 10-12 vite, me përjashtim të ndonjërit që mund të zgjasë 15. E dini vetë mbrapa se çfarë mund të ndodhë me karrierën e ndonjë futbollisti që do të kthehet të kërkojë përsëri një punë se futbolli ky është, nuk mund të bëhen të gjithë trajnerë e drejtues klubi.

Nëpërmjet Sindikatës kemi kërkuar të vihet në dijeni ekipi i Bylisit për rastin tonë, t’i jepet zgjidhje situatës se nuk mund të vazhdohet më kështu. Për sa kohë kemi marrëveshje për një sezon ajo duhet të respektohet para se të shkojmë në gjyqe.

Të gjithë futbollistët të mblidhemi te Sindikata dhe të vendosim mbi të ardhmen tonë se nuk mund të vazhdohet më kështu, ka rregulla loje, ka sigurime shëndetësore e ne nuk kemi asgjë. Shpresoj të bëhët diçka. Personalisht kjam një kontratë me Bylisin deri më 31 maj të këtij viti, do të konsultohem me avokatin dhe do të shohim, nuk dua të shkoj nëpër gjyqe se nuk është e mirë për futbollistin e klubin. Por në fund të fundit çfarë është e shkruar e zeza mbi të bardhë, gjithmonë do të merrene, edhe pse me vonesë. Por do të jetë një periudhë e vështirë.

Jam në takim me ekipin e Vllaznisë bashkë me Lilën, do të takohemi e do të diskutojmë për të ardhmen që kanë vendosur. Futbollistët janë shumë të vendosur të mos dalin në stërvitje dhe duke parë vendosmërinë e tyre u bashkohem kauzës së tyre se jam një nga ata, kauzën e kemi të gjithë të njëjtë. Kështu që shpresoj shumë që jo vetëm bashkia por edhe ekipet e tjera të jenë korrekte me pagesat e futbollistëve dhe të respektohen kontratat deri në fund pa shkuar në gjyqe.

Sa i përket uljes së rrogave gjatë periudhës së pandemisë nuk është diskutuar, normalisht duke parë që edhe presidentët kanë vështirësi ekonomike e mira do të ishte të uleshim e bisedonim, në radhë të pare të përdorim logjikën. Por nuk duhet të bëjmë gjërat sikur ne jemi skllevërit e presidentët padronët, kemi kontrata të firmosura nga të dy palët e duhet të diksutojmë, jemi të hapur për çdo loj diskutimi, sidomos pas kësaj pandemia me krizë globale. E mirëpresim bashkëbisedimin ashtu si lojtarët e Vllaznisë duan të ulen me kryetaren e Bashkisë për të biseduar. Problemi është shumë madhor, është mbartur nga muajt para pandemisë, janë pa u paguar dhjetor, janar, shkurt, shto edhe dy muajt e panemisë e revoltë është shumë e madhe”, ka deklaruar Bicaj.

Në këtë mënyrë, klubi mallakastriot del krejtësisht zbuluar. Siç duket e vërteta rreth Hidit është ndryshe dhe jo ashtu si pretendon klubi ballshiot. Megjithatë vetëm në orët në vazhdim pritet t’i jepet përgjigje kësaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga