Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Plas në Shkodër, Suad Lici sqaron bojkotin e lojtarëve: Janë paguar deri në janar, do të luajmë me ekipin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Plas në Shkodër, Suad Lici sqaron bojkotin e lojtarëve: Janë

Situatë kaotike në Shkodër me klubin shkodra. Lojtarët refuzojnë stërvitjen dhe e kanë bojktotuar ditën e sotme pasi nuk paguan prej 4 muajsh. Në një lidhje me “Fan Zone”, adiminstratori Suad Lici sqaroi problemet me lojtarët. Në fjalën e tij ai tha se klubi do të luaj me ekipin e dytë nëse lojtarët nuk pranojnë të stërviten dhe të luajnë.

“Lojtarët kanë refuzuar të stërviten, ndërsa ne do të marrim masat tona dhe mund të luajmë me të rinjtë. Ata kanë kontratë deri në fund të qershorit dhe ne kërkuarm zgjatjen e këtyre kontratave. Kemi paguar muajin janar dhe kemi pa likuiduar mujin shkurt.

Ne nuk mund të paguajmë kur lojtarët nuk luajnë. Ne do t’I paguajmë për dy muajit e ardhshëm. Unë nuk paguhem prej 5 muajsh dhe jam I shqetësuar për këtë gjë. I kam bërë të qarta këto gjëra dhe ne kur nuk kemi lekë nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër.

Kam kërkuar mirëkuptimin nga Bashkia pasi do të na plaste një ditë siç plasi sot. Nuk është gjë e mirë për klubin dhe t’I vëmë shkelmin tani për financat më duket absurd. I bëj thirrje të zgjidhet kjo situatë pasi është në të mirën e futbollit shkodran.

E vërteta është kjo që them unë pasi kam bërë marrëveshje me përmbarimin pasi I kishim të bllokuara llogarit. Jam I gatshëm të vë në dispozicion që lojtarët janë paguar 100%”.

Presidenti Xhaferaj? “Do të ishte një gjë shumë pozitive, por nuk më takon mua të merrem me këto gjëra. Do të ishte një ndihmesë shumë e madhe e do t’I jepte fund problemeve të klubit. Po të kishim një sponsor privat nuk do të kishim këto probleme si tani”.

Po të ishe lojtar? “Jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe të gjithë kanë qenë të mbyllura në muajin mars dhe prill. Unë besoj se skuadrat e tjera nuk kanë paguar kaq shumë sa ne deri në muajin janar. Nuk ka qenë e lehtë për ne kur jemi mbledhur në Federatë, por presidenti Duka mendoi për të mirën sportive që të luanim. Jemi në kohë sakfrifice dhe futbollistët duhet ta mendojnë mirë të luajnë edhe pa lekë pasi është në të mirën e tyre. Unë I mirëkuptoj, por ne do të marrim masat tona”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga