Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Planifikohet faza përgatitore, Dinamo gati për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Planifikohet faza përgatitore, Dinamo gati për sezonin e ri

Jo vetëm merkato cilësore, por edhe organizim i jashtëzakonshëm. Klubi i Dinamos po befason në këtë periudhë pas rikthimit në Superiore. Drejtuesit kryeqytetas po punojnë me kujdes dhe imtësi në çdo detaj ashtu siç i ka hije një klubi të elitës. Së fundmi, "Nëndetësja Blu" ka planifikuar dhe një fazë përgatitore të mirëfilltë.

Nuk do të largohet jashtë kufijve, por stafi teknik ka kërkuar zhvendosjen në Pogradec për gjatë gjithë muajit gusht. Jo vetëm stërvitje, por dhe mundësi për ndeshje miqësore në mënyrë që Bledi Shkëmbi të shohë gjendjen e futbollistëve të afruar. Gjatë kësaj periudhe priten edhe goditje të tjera për të plotësuar grupin e sezonit të ri futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga