
Kukësi luajti dje kundër Istanbulspor, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të turqve. Layton Ndukwu ishte një nga futbollistët që u aktivizua në këtë takim. 23-vjeçari ka ardhur nga Anglia dhe do të qëndrojë disa ditë në provë me kuksianët. Ai luan si mesfushor i avancuar ose pas sulmuesve.
Sinjalet e para kanë qenë pozitive. Megjithatë do të jetë trajneri Skënder Gega ai që do të thotë fjalën e fundit. Ndukwu ka luajtur me Leicester si dhe ka qenë pjesë e kombëtares së Anglisë te 17-vjeçarët. Ndukëu do të qëndrojë në Turqi bashkë me Kukësin deri në fund të fazës përgatitore. Më pas do të merret një vendim për të ardhmen e tij.
Poll