Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pikëpyetjet për të ardhmen e futbollit shqiptar, ja pikat për zgjidhjen e Komitetit Ekzekutiv

Shkruar nga NEWSPORT
Pikëpyetjet për të ardhmen e futbollit shqiptar, ja pikat

Nga titulli i vitit të kaluar, tek e ardhmja dhe zhvillimet teknike të futbollit shqiptar, tema të cilat presin zgjidhje. Partizani kërkon titullin që 24 orë më parë ju hoq Skënderbeut, në Kategorinë e Parë presin të ndryshojë skema apo dhe mënyra e vendosjes së klubeve apo dhe ekipet e Superiores që presin të mësojnë kur nis sezoni.

Klubet duan të shtohet numri i të huajve, duan të kenë më tepër shpërblime për mënyrën se si do të renditen apo trofetë e fituar, po ashtu duan edhe më tepër para nga e drejta televizive.

Formati për Superioren është një tjetër temë që mund të diskutohet ndërkohë që Liga e Klubeve mbetet një temë që gjithmonë prodhon debat por jo zhvillime.

Mbledhja e radhës për Komitetin Ekzekutiv mund të jetë në ditët e para të korrikut, mbledhje e cila do të japë shumë përgjigje.

Poll

Lexo gjithashtu